E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roboti që mund Ronaldon. Godet topin me shpejtësi 200 km/orë

Kur mbeten më pak se 6 muaj deri në startin e Botërorit të Afrikës së Jugut, një kompani ka dizenjuar një makinë të teknologjisë së lartë, për të cilën thonë se mund të mundë edhe yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe të tjerë futbollistë të njohur. "Cristiano Ronaldo godet topin me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë dhe kjo makinë arrin mbi 200 kilometra në orë, kështu që është një rekord i ri," ka bërë të ditur Charles Postles, president i BP Castrol për Japoninë.

Gjigandët e Castrol, sponsor zyrtar i Botërorit 2010, kanë prezantuar
makinën e parë të komanduar, që ekzekuton goditjet e dënimit në Tokyo,
ndërsa kanë bërë të ditur se për këtë ide u frymëzuan nga Ronaldo. Kjo
makinë, e quajtur Ichi-Go, arrin të godasë topin, me këmbën e saj prej
celiku, me një shpejtësi prej më shumë se 200 kilometra në orë.

"Nuk jam i sigurtë nëse Ronaldos do ti pëlqejë të qendrojë përballë
makinës, sepse mendoj që makina do ta mundë Ronaldon," përfundoi
Postles. Ichi-Go do të prezantohet këtë vit në eventet futbollistike në
Japoni, por nuk do të përdoret për të stërvitur futbollistët, për ti
ruajtur ata nga dëmtimet e mundshme.

Eno Skarço

Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›