E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen të ardhurat tatimore, qeveria rishikon buxhetin

Efektet negative të krizës ekonomikë në sistemin fiskal për vitin 2009 janë materializuar zyrtarisht në një akt normativ të qeverisë i cili mori votën parlamentare në komisionin e ekonomisë. Me këtë akt qeveria rishikon shifrat buxhetore për faktin se mosrealizimet në tatime ishin jashtë cdo parashikimi.

“Rriten investimet me financim të huaj me rreth 3 miliardë lekë dhe
pakësohen projektet e planifikuara për investime të brendshme në
kontigjencën e investimeve me 4.1 miliardë lekë e cila rezulton e
papërdorur deri në fund të 2009. Ulen shpenzimet për ripagesat ose për
principalet e kredive të huaja me 0.87 miliardë lekë, ulen të ardhurat
tatimore me rreh 6.9 miliardë lekë si rrjedhojë e uljes së të ardhurave
nga TVSH me rreth 2 miliardë, nga tatimi i të ardhurave personale me 1
miliardë, nga akciza me 0.2 miliardë” tha Nezir Aldeda, zv/ ministër i
Financave.

Në total mosrealizimi nga sistemi fiskal në vitin 2009 ka rezultuar 6.9
miliard lekë, 3.2 miliardë nga tatimet dhe 3.7 nga kontributet e
sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Me këtë akt normativ qeveria ka
bërë edhe disa rialokime fondesh në fund të vitit 2009.    

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›