Torres, ndoshta lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit
Së shpejti, Fernando Torres mund të jetë lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit. Gazeta britanike "People" shkruan se Manchester City është i gatshëm të paguajë 114 milion euro për transferimin në merkaton e verës, të sulmuesit të Liverpooli-t. Shuma faraonike do t'i ndihmonte pronarët e klubit të "Të Kuqve", të cilët gjenden në vështirësi financiare. Rekordi i lojtarit më të shtrenjtë mbahet nga Christiano Ronaldo, i transferuar vitin e kaluar nga Mançester Junajtid te Reali i Madridit për 94 milion euro.