E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI-ja, përfaqëson interesat kombëtare

Kreu i Lëvizjes Socialstie për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qindra anëtarë të minibashkisë nr 8 në kryeqytet. Gjatë këtij takimi, Meta u shpreh se LSI-ja përfaqëson atë alternativë e cila shikon nga shqiptarët, atë alternativë e cila shikon nga e ardhmja dhe nga interesat kombëtare. "Këto kanë qenë dhe mbeten përherë referenca mbi filozofinë politike të LSI-së dhe kjo është arsyeja që ne ndihemi gjithmonë edhe më shumë më të përkrahur nga opinioni publik", përfundoi Meta. Gjithashtu Meta shtoi se LSI-ja ka treguar vëmendjen e duhur ndaj moshës së tretë, duke paraqitur prej muajsh një p/ligj për këtë kategori shoqërore dhe se Berisha mos të bëjë sikur jep disa fonde për të moshuarit në prag të festave të fundvitit, por në rast si ai do të kishte vërtetë vullnetin politik për të mbështetur moshën e tretë, nuk e mbante prej kaq muajsh këtë p/ligj në sirtaret e parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›