Rocco Vata, në radarët e Bologna-s

Bolonja vazhdon të kërkojë në treg lojtarin e duhur për të zëvendësuar Jonathan Rowe. Klubi kuqeblu po vlerëson disa mundësi për të kompletuar linjën ofensive.
Mes lojtarëve që po monitorohen është edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vatës, i cili aktualisht është pjesë e Watford.
Vata, i lindur në vitin 2005, është një talent që po ndiqet nga disa klube evropiane dhe do të përfaqësonte një investim të vlefshëm për të ardhmen.
Ndërkohë, emrat e tjerë në listë janë Samuel Mbangula, një sulmues anësor i lindur në vitin 2004, pjesë e Werder Bremen dhe Albert Gudmundsson, lojtari islandez në pronësi të Fiorentina-s.