Zjarri në njësinë Ballaban të Këlcyrës, flakët aktivizohen pasdite, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në territorin e njësisë administrative Ballaban, në bashkinë Këlcyrë. Sipas të dhënave të para, njoftimi për shpërthimin e flakëve është marrë nga shërbimet e emergjencave rreth orës 16:00.
Menjëherë pas alarmit të dhënë, forcat zjarrfikëse të zonës janë nisur drejt vendngjarjes dhe ndodhen në terren. Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës, kontrollin e përhapjes së flakëve në sipërfaqet përreth dhe eliminimin e çdo rreziku për infrastrukturën apo banesat e afërta.
/rtsh.al/