E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodgers: Suarez qendron ne Liverpool

Trajneri i Liverpulit, Brendon Rogers është shumë i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Stoke Sitit në javën e parë të Premier Ligë edhe për faktin se zhurma e krijuar në media rreth cështjes “Suarez” nuk ka ndikuar në përgatitjet e skuadrës së tij. Arsenali e kërkoi me ngulm sulmuesin 26-vjecar, duke e rritur ofertën deri mbi 40 milionë stërlina, por rezistenca e drejtuesve të Liverpulit si dhe reagimi I tifozëve e detyruan uruguajanin të pranonte vijimin e karrierës në “Anfield Road”.

"E vetmja gjë që mund të them rreth Luiz Suarez është që jam shumë I kënaqur më mënyrën sesi janë zgjidhur gjërat. Tashmë duhet të shohim para. Ai është pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij klubi. Tifozët tanë janë të vecantë dhe kjo është mënyra klasike sesi Liverpuli I mbështet futbollistët dhe trajnerët e tij.”

Suarez do t’i mungojë skuadrës për 5 ndeshjet e arshshme për arsye pezullimi, pasi është ndëshkuar 10 ndeshje nga Federata Angleze për sjellje josportive nda mbrojtësit serb të Celsit Branislav Ivanovic. Ishte kjo arsyeja pse ish-sulmuesi I Ajaksit e ndoqi nga trubina takimin me Stoke Sitin 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›