Rohan: Mosnjohja e Kosovës nga vendet e BEsë pengon stabilitetin rajonal
Ish zv kryenegociatori i Kombeve të bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se mosnjohja e Kosovës, nga 5 vende të BE-së, pengon stabilitetin rajonal. Gjatë vizitës në Prishtinë ai tha se pavarësia e këtij vendi tashmë është e pakthyeshme. Ndërsa u bëri thirrje të gjitha forcave politike vendase që të bashkohen për kapërcimin e sfidave që ndesh shteti i ri, ai u shprehu mirënjohjen atyre për rolin e tij në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. "Dëshiroj dhe shpresoj se edhe Beogradi do ta pranojë këtë realitet dhe në vend që të krijojë vështirësi për Kosovën, është mirë që t'ia ofrojë dorën e miqësisë këtij kombi të ri, i cili gjithnjë do të mbetet fqinji i tij", tha ndër të tjera Rohan, duke shpresuar një ditë në njohjen e Kosovës nga Serbia. "E njëjta vlen edhe për pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe refuzojnë t'i bashkohen konsensusit të shumicës, duke penguar kështu një qëndrim të unifikuar të BE-së", tha Rohan në Prishtinë. Duke shtuar se pikërisht vendimi i këtyre pesë vendeve të BE-së po vonon normalizimin dhe stabilizimin e rajonit.