A/H1N1, 7860 viktima në gjithë botën
Më shumë se 7860 njerëz kanë humbur jetën në të gjithë botën nga virusi A/H1N1, bën të ditur Qendra Europiane për parandalimin e sëmundjeve.
Numri më i madh i vdekjeve është shënuar në Amerikën e Veriut. Sipas të njëjtave burime, në Francë janë mbyllur 240 shkolla. Në Holandë sapo ka filluar vaksinimi i fëmijëve kundër gripit të derrit. Nga vaksinimi përjashtohen bebet deri në gjashtë muajsh. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e epidemisë nga gripi i derrave më 11 qershor. Gripi i derrave është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet '30 të shekullit të shkuar. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.