Rohan: Ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje
PRISHTINE- Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se ideja për ndarjen e Kosovës nuk është zgjidhje pasi do të çonte drejt kërkesave të tjera për ndarje, posaçërisht në Serbinë Jugore ose rajone të të tjera.
Në një intervistë për BBC-në, Rohan tha se ideja për ndarjen nuk është e re por ajo gjithnjë është kundërshtuar nga të gjithë, përfshirë edhe Grupin e Kontaktit.
Ai tha se së bashku me ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari do të mund të lobonin për zgjidhjen që kanë paraqitur në OKB, atë të pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare për Kosovën. Albert Rohan e cilëson si të padobishme nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pasi pavarësia e Kosovës, është e pakthyeshme.
(s.g/BalkanWeb)