Sarajevë, rezultatet jo zyrtare: Fituan partitë kombëtare
SARAJEVE- Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve lokale në Bosnjë-Hercegovinë tregojnë fitoren e partive kombëtare në të gjitha komunat.
Në zgjedhjet e djeshme, boshnjakët i kanë dhënë votën kandidaturave të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), kroatët Unionit Demokrat Kroat në Bosnjë (HDZ) dhe serbët Partisë së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Dodiçit.
SDA publikoi mbrëmë fitoren në 35 komuna, SNSD serbe ka fituar në 50 nga 67 komunat e Republika Srpska. Mbi 3 milion votues votuan për zgjedhjen e qeverive lokale në 139 komuna, ndërsa jehona e votuesve ka qenë mbi 55 për qind.
(s.g/Ina/BalkanWeb)