Ernest Koliqi, botohet monografia e jetës së tij
Çfarë do t'i bënin komunistët Ernest Koliqit në qoftë se nuk do të largohej drejt Italisë? Këtë pyetje e ka bërë i pari Ismail Kadare dhe përgjigjen e jep në 106 vjetorin e lindjes së tij specialistja dhe njëkohësisht Shefja e departamentit të letërsisë në Institutin e Gjuhësisë, Laura Smaqi duke botuar një monografi të këtij autori,e duke rikujtuar vlerën e punës të tij mbas kaq vjetësh. Ndërsa studiuesja dhe historiania e letërsisë Klara Kodra nuk harron të theksojë se kur flitet për Koliqin nuk duhet anashkaluar fakti që ai është themelues i tregimit dhe novelës moderne, duke zbuluar një anë që Migjeni e pati lënë mënjanë. Koliqi vlerësoi psikologjinë dhe shpirtin e njeriut në veprën dhe punën e tij. Kjo monografi i vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të njohin historinë, rrjedhën dhe vlerat e artit të vjetër të vendit tonë duke pasqyruar në të edhe një divë të letërsisë shqiptare:Të madhin Ernest Koliqi.