Roja i komunes vjedh kompjuterin te cilin po e ruante
Policia e Elbasanit ka arrestuar dje rojen e komunes Labinot-Fushe nen akuzen e vjedhjes. Policia ben me dije se 50-vjecari Musa Kulla dyshohet te jete autori i vjedhjes se nje kompjuteri te komunes ku ai ishte roje. Si duket 50-vjecari nuk ka mundur ta beje si duhet detyren e tij pasi ai ka abuzuar me te. Objekti i vjedhur i perkiste zyres se keshillit te komunes. Nderkohe organet perkatese po punojne per identifikimin e plote te ngjarjes.