E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vellezerit te kthyer ne makth

Policia e Durresit ka mundur te arrestoje dje dy vellezerit qe ishin kthyer ne makth per qytetaret e Durresit kryesisht per grate. Riza Luga 18 vjec banues ne Durres eshte ndaluar nga uniformat blu pasi tri dite me pare ne lagjen nr. 7 Durres ne bashkepunim me vellain e tij Hektor Luga i shpallur ne kerkim kane tentuar ti vjedhin me dhune shtetases B. T. 27 vjece banuese ne Durres shumen prej 10.000 lekesh duke i shkaktuar demtime te lehta ne trup. Gjithashtu keta shtetas dyshohen se kane shkuar ne banesen e shtetases H. K. 50 vjece banore e lagjes nr. 7 dhe kane tentuar ti vjedhin kesaj te fundit me dhune shumen prej 100.000 lekesh duke i shkaktuar demtime te lehta. Po keshtu dyshohet se keta persona ne lagjen nr. 7 Durres kane hasur ne rruge shtetasin M. K. 46 vjec ndaj te cilit kane ushtruar dhune dhe kane tentuar ti vjedhin sende te cilat ai i mbante me vete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›