Vrasja e kampistit shoqerohen 20 vete ne polici
Akoma nuk ka nje piste zyrtare rreth atentatit te rekomanduar ndaj kampistit Mark Gjoni ne Shkoder. Nga ana e policise se Shkodres eshte ngritur nje grup i posacem hetimor per zbardhjen e ngjarjes. Uniformat blu kane bere shoqerimin e rreth 20 personave per te cilet nuk kemi te ngritur ndonje akuze rreth vrasjes se 60-vjecarit por qe dyshohet se mund te kene qene ne dijeni rreth vrasjes. Duke mos patur ende asnje piste zyrtare rreth atentatit ndaj Mark Gjonit mesohet se po punohet ne disa drejtimesi ne mundesine e ndonje konflikti qe viktima mund te kete pasur per ceshtje pronash por nuk perjashtohet edhe trafikimi i ketyre lendeve plasese te cilat sipas shume burimeve dyshohet se trafikohen nga vendi fqinj i Malit te Zi dhe po sipas ketyre burimeve dyshohet se 60-vjecari te kete qene pike kontakti dhe ne baze te hetimeve ka rrezikuar zbulimin e personave te vertete. Nga ana e te afermve dhe personave te cilet kane punuar me 60- vjetarin ky i fundit ditet e fundit ka shfaqur shenja nervozizmi dhe depresioni duke deklaruar se nuk ndiehej mire nga shendeti. Por fale koshiences se tij deri pak caste para vdekjes eshte krijuar mundesia per hetuesit qe te kryejne hetimet e nevojshme dhe per te shkuar drejt autoreve te atentatit.