E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojet e LSI rrahin te rinjte arrestohen 2 prej tyre opozita mungon

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

LAJM I FUNDIT - Dhjetera qytetare te mbledhur per te protesuar para selise se Levizjes Socialiste per Integrim ne kryeqytet rreth ores 1230 jane perballur me nje gjendje te pazakonte.

Simpatizante dhe rojet e LSI-se kane dale nga lokalet rreth kesaj partie si dhe nga selia e saj dhe kane sulmuar grupin e qytetareve duke i goditur ata me grushte dhe shqelma dhe duke i dhene ketij sherri permasa skandaloze.

Shkak per kete grindje te shemtuar mendohet te jete bere sulmi me veze ndaj selise se LSI-se nga disa te rinj pjese e grupit te protestuesve. Forcat e rendit ndodhen ne vendngjarje duke shperndare protestuesit nderkohe qe sipas gazetarit te Shekulli-t ne vendngjarje dy prej te rinjve jane marre nga policia ne furgon dhe ndodhen ne Komisariatin numer 2.

Pak minuta me pare policia e kryeqytetit konfirmoi shoqerimin ne komisariat te dy te rinjve pjesmarres ne protesten e sotme perpara godines se Levizjes Socialiste per Integrim. Te rinjte e arrestuar jane E.Xhani 24 vjec me banim ne Tirane dhe E.Brahimllari 20 vjec me banim ne Tirane. Sipas policise dy te rinjte do te ndiqen ne hetim te lire ndersa akuzohen per Dhunimit te prones Prishjes se rendit dhe te qetesise publike dhe te Fyerjes.



Asnje nga deputetet e opozites nuk ndodhej ne vendngjarje apo me pas ne rajonin numer 2 te policise deri ne oren 15 pas dreke megjithese jane lajmeruar telefonikisht nga gazetaret e Shekullit. ne foto dhe ne galeri foto gjenden dy momente te ndalimit te te rinjve nga policia



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›