E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkoheshin per plagosje ndalohen Luli e Gjeci

Dy persona ne kerkim jane vene ne ndaluar dje nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit ne bashkepunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit prane policise se Tiranes. Operacioni eshte koduar Lavazhieri ku ne saje te nje pune intensive dhe te mire organizuar u arrit te behet kapja e dy personave ne kerkim dhe me konkretisht Gjergji Luli 18 vjec banues ne Tirane dhe Klaidi Gjeci 23 vjec lindur ne Lac dhe banues ne Tirane. Per shtetasin Luli Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka leshuar Urdher ndalimi per konsumim te vepres penale te Plagosjes se rende me dashje parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet te jete autor i plagosjes me arme te ftohte thike te shtetasve Heralind dhe Klajdi Biberaj ngjarje kjo e ndodhur me date 21 tetor 2010. Ndersa shtetasi Gjeci dyshohet te jete autor i plagosjes me arme te shtetasit Marinel Llaze e ndodhur me date 22 Gusht 2010 ne rrugicat e ish-Bllokut ne Tirane. Ky shtetas ishte person i shpallur ne kerkim per vepren penale te Plagosjes se lehte me dashje dhe Armembajtje pa leje parashikuar nga neni 89 e 278/2 K. Penal. Nderkohe pas konsultimeve me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane u konkludua se ky shtetas do te ndiqet ne gjendje te lire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›