E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Garros Nadal kalon ne finale

Tenisti spanjoll Rafael Nadal mundi në gjysmëfinalen e parë të Roland Garros bashkëkombasin e tij David Ferrer me lehtësi 3-0 (6-2, 6-2 dhe 6-1).

Takimi zgjati 1 orë e 46 minuta dhe tashmë të dielën Nadal do të ndeshet për të fituar Roland Garros-in e shtatë në karrierë.

Ndehja u ndërpre për 55 minuta për shkak të reshjeve të shiut.

Finalisti tjetër i Grand Slam-it francez do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër mes Novak Djokovic dhe Roger Federer.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›