E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-aleatet perfundon takimi

Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes kreut të PS, Edi Rama dhe aleatëve, ku është diskutuar për çështjen e presidentit.

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit ka nënvizuar se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.

“Berishës s’i lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita”, ka deklaruar Ngjela.

Ngjela, partia e të cilit nuk përfaqësohet në Parlament, ka vijuar duke nënvizuar se, opozita është në funksion të konsensusit, siç është kërkuar dhe Zgjedhja e presidentitPresidenti, Zaganjori: Tërhiqem nga gara Meta rikthekson mbështetjen për Zaganjorin Rama: Shumë pranë konsensusit nga ndërkombëtarët.

Më herët ishte vetë kyetari i PS, Edi Rama që shtoi shpresat për arritjen e një konsensusi me mazhorancën për zgjidhjen e ngërçit presidencial.

Në një prononcim për edicionin e jashtëzakonshëm të emisionit “Top Story”, Rama tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë nëse arrihet fillimisht në ndërtimin e një kornize modalitetesh.

"Po ju them me sinqeritetin më të madh se jemi aq afër mundësisë për të bërë konsensus, sa do të ishte krejt e paimagjinueshme edhe një muaj më parë, edhe gjatë të gjithë viteve, kur është kritikuar me të gjithë dozat e folklorit rreth e rrotull, sikurse kjo e faturës brenda natës, ndryshimi i Kushtetutës", tha Rama.

Deklarata e Ramës erdhi pas djegies së raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit në Parlament, proçes që do të pasohet me raundin e katërt që do të mbahet ditën e hënë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›