E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane rrihet gazetari i Shekullit

Gazetari i së përditshmes “Shekulli”, Dashamir Biçaku u dhunua gjatë ushtrimit të tij të detyrës nga truprojat e pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, Carli Buri.

Biçaku u godit ndërsa fotografonte pronarin e fabrikës që po linte ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku ishte marrë sërish në pyetje për vrasjen e nëndrejtorit të fabrikës së çimentos, palestinezit Anuar Rizik, një muaj më parë në Tiranë.

Pas kallëzimit në polici të gazetarit, kjo e fundit bëri të ditur se do të nisë proçedimin penal në ngarkim të truprojave.

Ndërkohë, vrasja e Rizik vijon të mbulohet nga misteri, me policinë që dyshon se autori i saj ishte një profesionist jo vetëm nga mënyra se si vendosi eksplozivin tek dera e viktimës, por edhe nga mënyra se si lëvizi pas atentatit, mesnatën e 9 majit, në rrugën “Budi” të kryeqytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›