E Shtunë, 31 Tetor 2026

Don Karlos ne Teatrin e Operas

Një nga operat më të bukura dhe më të vështira të Verdit u realizua të martën në mbrëmje për herë të parë në Teatrin Shqiptar të Operas. Regjizori Nikolin Gurakuqi drejtoi një grup prej 10 solistësh nga Italia, Venezuela e Maqedonia, por edhe shumë artistë shqiptarë të cilët morën pjesë në një nga operat më massive të realizuara ndonjeherë nga ky teatër.

“Në krahasim me dy provat gjenerale pati nëj rritje mbi 30 %. Moblizim i jashtëzakonshëm, shfaqje marrëamendëse, mbajtëm ritëm të lartë dhe kishim një disiplinë absolute”-shprehet regjizori, Nikolin Gurakuqi

 “Verdi e ka marrë nga historia këtë pjesë, pavarësisht se është shndërruar nga muzika e tij. Sigurisht që ky Don Karlos ekziston me çmenduritë e tij, por në thellësi ai është i dashuruar.  Shpresoj t’ia kem arritur pasi është nje personazh shumë kompleks edhe nga ana vokale”- thotë Leonardo Gramegna.

Mungesa e solistëve bas bariton në Shqipëri, bëri që për këtë vepër të ftoheshin një sërë artistësh të huaj, mes të cilëve edhe venezueljani Victor Garcia Sierra.

 “Jam i lumtur sepse pashë që së bashku e realizuam këtë kryevepër si një familje. U ndjeva shumë mirë në skenën shqiptare dhe tani kam edhe më shumë miq shqiptar. Nesër shpresoj te kem mundësi të njoh më mirë Shqipërinë”- tha ai.

“Ato role që mund t’i mbulonim nuk i mbuluam dot duhet të merrnim artistë të tjerë. Përsa i përket roleve të basëve, sigurisht që artistët do t’i merrnim”-tha regjizori Gurakuqi.  

Opera “Don Karlos”, karakterizohet sigurisht nga e njejta muzikë e mrekullueshme e Verdit, por ndryshe  nga operat e tjera të tij dedikuar dashurisë, “Don Karlos” përcjell forcën e pushtetit, pendesën e pamundësinë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›