E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Tasho rrëfen Përmetin e tij të bukur

Qyteti i Përmetit në syrin e fotografit Roland Tasho duket se është ndër të rrallët qytete të Shqipërisë që nuk është prekur nga fenomeni “beton”, por e ka ruajtur bukurinë e tij natyrore. Kjo duket se ka frymëzuar fotografin Roland Tasho për t’i dedikuar të parën ekspozitë një qyteti si Përmeti, duke sjellë në mjediset e Muzeut Kombëtar bukurinë e harruar të peizazheve shqiptare. Në ekspozitën “Bukuri Përmetare” janë prezantuar foto me ngjyra, por dhe imazhe bardh e zi nga qyteti i luleve. Roland Tasho ka 30 vjet që merret me fotografinë, ndërsa ka hapur shumë ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Shumë shpejt do të mbyll dhe librin tim të radhës, i cili i kushtohet shqiptarëve të suksesshëm të Francës”, pohon ai.. Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas tridhjetë vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi, Hungari etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›