E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kaspar Hauser” premiera e të rinjve në TKOB

Një vepër muzikore që do të ngjitet në skenë me kontributin e të rinjve. Projekti fitues i Fondit Publik për të rinjtë do të ngjisë në skenën veprën muzikore “Kasper Hauser”, një vepër e frymëzuar nga libri i Anselm von Feuerbach. Në këtë vepër do të interpretojnë: Aldo Spahiu, Rezarta Qevani, Ilira Milla, Erlind Zeraliu, Adriana Kamberi, Blerina Braka, Juna Resuli etj., ku i ftuari special i shfaqjes do të jetë tenori italian Quirino Principe, që do të jetë në rolin e tregimtarit. Premiera do të jetë më 20 qershor dhe për ata që do ta humbasin atë do të vijojë dhe më 22 dhe 23 qershor në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Libreti i shkruar nga Noemi Ghetti, është frymëzuar nga raporti plot frymëzim i Anselm von Feuerbach, dhënë për shtyp për herë të parë në vitin 1832, i cili në cilësinë e këshilltarit të Gjykatës së Apelit, u angazhua personalisht në këtë rast të çuditshëm dhe që në opera bëhet bashkëprotagonist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›