E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rolo me mish të grirë

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 10:08

Nevojitën

1 kg mish i grirë viçi
1 qepë e grirë
1 karotë e grirë
2 vezë
1\2 filxhan çaji vaj ulliri
Kripë, piper i zi, rigon, dhiozmë
Bukë(të cilën e kemi vënë në një tas me ujë ose qumësht të zbutet)
2-3 thelpinj hudhra
1\2 kg patate, lëng limoni, mustardë
4 vezë të ziera, 3 feta zambon, 3 feta djathë tosti

Përgatitja

Marrim mishin e grirë dhe qepen, karotën, vajin, kripë, piper i zi, hudhrat e grira, bukën te cilat i shtrydhim me duar që të mos këte ujë. Pastaj rigon, 2 vezët, i trazojmë mirë me duar dhe bëjmë një mase si për qofte.

E vëmë në mes të tepsisë dhe e shtrojmë me duar në forme drejtkëndëshi, në mes vëmë me radhë katër vezët e ziera kurse mbi to vëmë fetat e zambonit dhe të djathit. Përsëri krip, piper dhe e mbyllim në mënyrë të tillë që të mos duken vezët, e fërkojmë sipër me pak ujë që të mos hapet gjatë pjekjes.

Rreth rolesë shtojmë patatet e prera në copa. Pastaj shtojmë edhe patatet vaj, me letër alumini mbështjellim rolnen dhe nga një tas marrim lëngun e limonit me mustardën dhe një supë viçi. Ja shtojmë patateve edhe rigon me një gotë ujë dhe e fusin në furrë për një orë duke e lënë të piqet në 220 gradë.

Pas një ore e nxjerrim atë dhe roloja e ka marrë ngjyrën e kuqërremtë. E shërbejmë me një gotë verë, pse jo “Stonecastle”

Ju bëftë mirë!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›