Supë 2 400 vjet e vjetër!
Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 10:12
Arkeologët kinezë mendojnë se kanë zbuluar një kupë bronzi që përmbante një supë të përgatitur para 2 400 vjetëve.
Zbulimi u krye nga gërmimi në një varr në rajonin Xian dhe kjo është hera e parë në historinë e arkeologjisë kineze që gjendet një supë me mish me kocka. Instituti Arkeologjik kinez tha se zbulimi do të përdoret për studimin e zakoneve ushqimore në periudhën e Mbretërive Luftarake në shekullin V-III para erës sonë.
Gjatë punimeve për zgjerimin e aeroportit të Xian janë gjetur varre dhe enë, një kazan i vogël që përmbante kocka dhe një lëng të gjelbër.
Ky lëng do të analizohet për të njohur përbërësit e mundshëm të supës.