Cyrus, nuk shqetësohet për videon

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 10:32
Miley Cyrus “nuk shqetësohet” fort për shkak të një video ku ajo shihet duke thithur marjuhanë.
Kjo video është postuar në internet ku e tregonte këngëtaren dhe aktoren 18 vjeçare duke marrë marjuhanë nga një aparat inhalimi në shtëpinë e saj në Los Angeles me 28 nëntor.
Miley ishte dërguar për ta parë incizimin – i cili u lansua nga TMZ – por raportohet që ajo ka thënë se është e re dhe se duhet të argëtohet ndopak.
“Miley nuk ka qenë e shqetësuar. Ajo është në xhirime të filmit të saj më të ri dhe ka nevojë edhe të argëtohet”, ka thënë një burim për mediat amerikane.