E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, Totti dorezohet, operacion ne gju

Francesco Totti nuk i shpeton bisturise edhe pse pak dite me pare qetesoi tifozet e Romes duke thene se nuk do t’i nenshtrohej operacionit.

Ai i eshte nenshtruar vizitave me te detajuara ne mengjesin e sotem dhe mjeket kane dale ne perfundimin se duhet te kryeje nje nderhyrje kirurgjikale ne gju. Behet fjale per te njejtin gju te cilin e operoi per shkak te ligamenteve nje vit me pare.

Sipas te dhenave te para, trajneri Ranieri duhet te beje pa lojtarin e tij me te mire per disa kohe. Nje humbje e rende per Romen pas asaj te pesuar ne shtepi me Livornon. “Ishte nje nga ndeshjet me te dobeta te Romes. Me Totti-n gjithcka do kishte shkuar ndryshe”, tha Ranieri pas takimit.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›