Java 8, Pogradeci – Partizani 1-1Pogradeci realizoi me anë të Pengut në minutën e 71-të. Për Partizanin barazoi Bakalli në minutën e 77-të

Rrjetet sociale:
Pogradeci dhe Partizani barazuan 1-1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë, të zhvilluar sot qytetin e Korçës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën fillimisht shënoi ekipi i Pogradecit me anë të Pengut në minutën e 71-të. Për Partizanin barazoi Bakalli në minutën e 77-të. Kjo ishte pika e parë e Partizanit në transfertë pas tri humbjeve. Pogradeci u ngjit në kuotën e 16 pikëve, vendi i tretë, Partizani në atë të 13 pikëve, vendi i gjashtë.
Numri i klikimeve - 6611
E Hene, 26 Tetor 2009