Totti do të operohet në gjurin e djathtë
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e djathtë. Lajmi bëhet i ditur nga Puntosport.net e cila thekson se simboli romak do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të hënën pasdite, edhe pse vetë lojtari kishte mohuar diçka të këtillë.
Totti nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës mëngjesin e sotëm, ndërsa pas analizave të stafit mjekësor është vendosur që ai t'i nënshtrohet operacionit, që do ta mbajë jashtë fushe për së paku tri javë.