Roma e Ranierit shkëlqen përballë Fiorentinës (video)
Pjesa e parë e takimit mund të cilësohet me të gjithë kuptimin e mrekullueshme për skuadrën e drejtuar nga Klaudio Ranieri, e cila arrin të shënojë tre herë. Serinë e golave e hap kapiteni Toti në minutën e 27-të pasi ekzekuton saktë një penallti të fituar nga Vuçiniç.
Në minutën e 33-të është sërish kapiteni Françesko Toti që shënon pasi godet saktë nga një rrëmujë e krijuar në zonë. Për golin e tretë mendon De Rosi në minutën e 41-të duke goditur saktë me kokë një krosim nga e majta.
Në pjesën e dytë Fiorentina zgjohet disa duke krijuar disa raste me anë të Montelivos dhe Xhilardinos. Në minutën e 84-t ky i fundit shënon golin e ngushëllimit për miqtë. Në minutat shtesë është sërish Xhilardino që humb një rast të pastër shënimi.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në vieo përmbledhjen e takimit.