E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, penallti dhe gol ndaj Genoas

Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani vret skuadrën e Genoas. Ai shënon gol ndaj kuqebluve, por fiton edhe penallti që shndërrohet në gol. Në sfidën Kievo-Genoa të vlefshme për javën e katërt të Serisë A Bogdani si fillim fiton penallti pas një kontakti me mbrojtësin Biava të cilën e shndërron në gol Marcolini dhe 2 minuta më pas shënon vetë në portën e Marko Amelias. Sulmuesi i Kombëtares ka zhvilluar një superndeshje dhe ka qënë lojtari më i vlerësuar i takimit nga mediat -italiane me notën 7-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›