Vodafone, disa cmime surprize per ndeshjen, Shqiperi-Portugali
Per te dytin sezon radhazi, "Vodafone Albania" do te jete sponsor gjeneral i skuadres kombetare te futbollit. "Kombetarja Fan Club" eshte nje prej promovimeve me te suksesshme te momentit, duke forcuar edhe me teper lidhjen e ngushte midis skuadres kombetare dhe fansave te saj, ne te gjithe Shqiperine. Per kete qellim, procesi i anetaresimit te fansave ne "Kombetarja Fan Club" ka pasur nje ritem te jashtezakonshem. I nisur para pak ditesh, ai vazhdon te jete ende ne dispozicion te te gjithe fansave te kombetares sone. Mjafton qe te shkruhet teksti "Kombetarja" dhe te dergohet ne numrin, 15 119, keshtu beheni automatikisht anetare te "Kombetarja Fan Club". Ky anetaresim behet shume me i rendesishem, duke nisur nga data 25 maj 2009. Ne kete dite, "Vodafone Albania" nis shorteun 11 ditore te shperndarjes se 3.000 biletave dhurate, per fansat e kombetares qe jane anetare te "Kombetarja Fun Club". Gjithashtu, te gjithe fansat e anetaresuar duhet te dine, per te marre pjese ne short, parakerkohet nje rimbushje prej 1000 Lekesh, gjate 24 oreve te fundit. Jane planifikuar 11 shorte. Gjate kesaj periudhe pjesemarresit ne shorte, mund te kryejne me teper se nje rimbushje, duke rritur keshtu shanset per te fituar. Gjithsesi, gjate procesit te shortet, anetaret mund te zgjidhen vetem nje here fitues, pavaresisht numrit te rimbushjeve te kryera. Kjo eshte edhe menyra me e mire per t'i dhene sa me shume fansave, mundesine per te fituar.