Virusi H1N1, ISHP: Konfirmohen 4 raste

Deri më tani në Shqipëri janë katër raste të konfirmuar me gripin e derrave dhe pesë raste të tjera janë të dyshuara, analizat e të cilave priten të vijnë nga laboratori i Rumanisë. Kështu është shprehur specialistja e ISHP-së Silva Bino. Sipas Binos janë marë 193 mostra të dyshuara nga spitale të qyteteve të ndryshme të vendit ku një pjesë e madhe e rasteve të paraqitura të dyshuara me AH1N1 kanë qenë qytetarë që kanë levizur jashtë vendit. Instituti i Shëndetit Publik njofton gjithashtu se vendi ynë ka porositur 300 mijë doza të vaksinave të cilat pritet të prodhohen në muajin nëntor .
Instituti i Shëndetit Publik deklaron se nga kjo javë do të publikohet nga dy herë në javë një buletin informacioni në të cilën do të përshkruhen të gjitha informacionet më të fundit për të prekurit me AH1N dhe të dyshuarit me këtë virus.