E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma kërkon Gallasin

Roma është e interesuar për qendërmbrojtësin e Arsenalit, William Gallas, ka njoftuar të enjten e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Giallorossët janë duke vëzhguar futbollistë të ndryshëm, të cilët janë në përfundim të kontratave me klubet e tyre dhe mbesin opsione të lira.

Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Palermos, Fabio Simplicio, ndërsa tani ka kthyer vëmendjen e tij te Gallas. 33 vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Arsenalin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›