E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndëshkohet producenti i “Hurt Locker”

Producentit të kandidatit për Oscar “The Hurt Locker” nuk do t’i lejohet pjesëmarrja në ceremoninë e dhënies së çmimeve të shtunën mbrëma për shkak se ka bërë fushatë të hapur kundër një filmi rival. Nicolas Chartier, i cili e ka financuar vetë filmin e luftës në Irak që ka kushtuar 15 milionë dollarë, ka dërguar emaila duke i nxitur votuesit e Akademisë të votojnë për filmin e tij dhe jo ‘për një film 500 milionë dollarësh’, një referim i qartë për Avatar-in e James Cameron-it, i cili është gjithashtu në garë për filmin më të mirë.

Akademia e Filmave, Arteve dhe Shkencave ka thënë se Chartier është censuruar nga komisioni ekzekutiv i degës së producentëve gjatë një mbledhjeje të veçantë të hënën për “gabim etik”. Për shkak të ndëshkimit të tij, Chartier do të jetë i përjashtuar nga Kodak Theatre në Los Angeles këtë vikend, megjithëse do të marrë një statujë më vonë nëse “The Hurt Locker” del fitues.

Ndërkohë, anëtarët e ekipit kreativ të “The Hurt Locker” janë distancuar nga Chartier. Skenaristi Mark Boal, gjithashtu një prej tre producentëve të projektit, ka thënë për Daily Beast se francezi ka qenë disi i prirë nga personaliteti reagues që i përshtatet me zemërimin.

“Ka qenë një film i vështirë për t’u bërë,” ka thënë Boal. “Ka qenë një xhirim sfidues dhe është natyra e këtyre gjërave që temperamentët mund të shpërthejnë dhe mospajtimet e fuqishme mund të ngritën. Dhe nga Nicolas përfundimisht është kërkuar që të mos vijë.”
Ai ka shtuar: “Gjithkush e kupton se Nic e mban 100 përqind mbi shpatullat e veta përgjegjësinë për gabimin e tij”.

Në mesin e kritikëve të vendimit të Akademisë përfshihen Scott Feinberg nga logu industrial ‘And The Winner Is’, i cili ka thënë: "Ndëshkimi për producentin e “The Hurt Locker” nga Oscar-ët është ndyrësi. Nëse doni ta ndeshkoni atë, duhet të ndëshkoni edhe 20 të tjerët gjithashtu.”

“The Hurt Locker” aktualisht është duke u shtyrë me Avatar-in në nëntë nominime për Oscar. Filmat tjerë që garojnë për filmin më të mirë janë “Inglourious Basterds” i regjisorit Quentin Tarantino, “A Serious Man” i vëllezërve Coen dhe “Precious” që ka përkrahjen e Oprah Winfrey.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›