E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma mund 5-2 Novarën

Roma ka shënuar fitore të lartë me rezultat 5-2 ndaj Novaras në Olimpico, duke u ngritur në tabelë dhe duke ashpërsuar luftën për vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar, ku edhe mysafirët nuk u sprapsën. Por, ndeshja u bë më e hapur në minutën e 17-të, kur Andrea Carraciolo shënoi me kokë për 1-0 dhe epërsinë e mysafirëve.

Roma e ktheu shpejt rezultatin. Marquinho realizoi pas 25 minutash lojë për 1-1, para se për 2-1 të shënonte Pablo Osvaldo minuta e 34.

Në pjesën e dytë vetëm sa u konfirmua fitorja. Fabio Simplico shënoi në minutën e 55 për 3-1, kurse listës iu bashkangjit edhe Bojan, që shënoi për 4-1, munuta e 61. Golin e dytë për mysafirët dhe rezultatin 4-2 e shënoi Takayuki Morimoto, në minutën e 78, kurse rezultatin përfundimtar prej 5-2 e vuri Erik Lamela në minutën e fundit të takimit 90+1.

Me këtë fitore Roma ka 47 pikë në vendin e gjashtë dhe është vetëm katër pikë larg vendit të tretë, Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›