E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai i Cavanit përleshet me bashkëlojtarin

Vëllai i madh i Edinson Cavanit, Walter Guglielmone (Gully), është përjashtuar nga një ndeshje në një ligë më të ulët braziliane për shkak të përleshjes me bashkëlojtarin e tij.

33-vjeçari nuk ka gjene sulmuese sikur ylli i Napolit, por duket se ka cilësi dyluftimi falë të cilave e ka goditur një lojtar të ekipit të tij dhe është përjashtuar me karton të kuq.

Gully e ka goditur disa herë në fytyrë Douglas Silvan dhe padyshim që gjërat do të përkeqësoheshin po të mos i kishin penguar lojtarët e tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›