E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Juve fiton 4-2 ndaj Cagliarit

Pas humbjes turperuese ne mesjave nga Palermo Juventusi eshte rikthyer me fitore duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 4-2.

Serine e golave e filloi mesfushori Milos Krasic i cili nga distanca mposhti portierin Agazzi 13.

Miqte u kthyen ne loje kur pas nje krosimi te bukur te Lazzarit Alessandro Matri barazoi shifrat 20.

Ishte serish lojtari serb ai qe ngriti epersine e vendasve pas nje asistimi te Pepes 34 dhe me rezultat 2-1 perfundoi pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte bardhezinjte ngriten epersine ne 3-1 kur pas nje tollovie para portes me se miri u gjend Leonardo Bonucci 57.

Nje solo-depertim i lojtarit te ndeshjes Milos Krasic u konkretizua me golin e katert te Zonjes se Vjeter 70.

Krejt cfare bene mysafiret deri ne fund te ndeshjes ishte ngushtimi i rezultatit ne 4-2 ndersa realizues ishte serish Alessandro Matri 81.

Pas kesaj fitore Juventusi pozicionohet ne vendin e nente ne tabele mirepo ka vetem tre pike me pake se lideret Lazio dhe Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›