Roma ne telashe, Totti jashte per 1 muaj

Lideri i Romes, kapiten Francesco Totti ka pesuar serish nje demtim ne kembe, duke paralajmeruar afrimin e koheve te keqija ne radhet e skuadres se Romes.
Sulmuesi italian ka pesuar nje terheqje muskulare ne ndeshjen e djeshme kunder Catania-s, te humbur 3-2 dhe sipas mjekeve, demtimi eshte me i rende se parashikimi.
Sipas te dhenave te para, Totti rrezikon me shume se nje muaj pushim, por as perballja kunder Arsenalit ne fund te shkurtit nuk eshte e sigurt tashme. Nje diagnoze me e sakte do te jepet vetem gjate diteve ne vazhdim, pasi lojtari t’u nenshtrohet analizave te reja.
Me rikthimin e kapitenit Totti para disa javesh, Roma rigjeti edhe rrugen e fitoreve, duke u renditur e para ne grupin e saj ne Champions League pasi beri nje fillim te keq.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code