Tirane shperthen nje makine 2 te plagosur

Nje makine ka shperthyer pak minuta me pare ne rrugen e Elbasanit ne kryeqytet duke plagosur edhe2 persona.
Ngjarja e rende ka ndodhur prane fakultetit te ekonomikut ku nje automjet tip fouristrade me targa TR 21 29 ka qene duke ecur ne momentin kur ka shperthyer duke lene te plagosur edhe drejtuesin e automjetit rreth 40-vjec dhe nje person tjeter por identiteti i tyre nuk behet ende i ditur.
Menjehere i plagosuri eshte derguar ne spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmen mjekesore.
Nuk dihen ende shkaqet e shperthimit te makines por forca te shumta policie kane mberritur ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet.
Nderkohe mesohet se policia po heton ne dy pista ate te nje shperthimi si pasoje e vendosjes se nje eksplozivi dhe si pasoje e nje shperthimi te nje bombule gazi qe ndodhej ne makine.