E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma shfaqet si lidere në grupin A, duke hedhur pas krahëve krizën

Start - Roma me fitoren e arritur mbrëmë në Kluzh, hedh pas krahëve atë krizë të vështirë në të cilën ishte e zhytur. Kualifikimi i mëtejshëm i romanëve u vu në pikpyetje pas humbjes me Çelsin në Londër. Në ndeshjen e kthimit verdhekuqtë bënë një paraqitje të shkëlqyer me londinezët, duke marrë një fitore 3-1, e cila i lejoi ata të bënin një frymëmarrje të thellë.

Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme, djemtë e Spaletit e panë veten si udhëheqës të grupit të parë, dukë lënë pas Çelsin e Londrës, i cili për hir të vërtetës po kalon një periudhë të mirë në kampionatin anglez. Në ndeshjen e ardhshme, nënkampionëve të Italisë i mjafton vetëm fitorja e tyre me Bordonë në “Olimpiko”.

Kthesë në kampionat për romanët mund të cilësohet fitorja në derbin e vështirë me Lacion. Ajo fitore me “armiqtë” e tyre që gëzonin një superformë, i dha të drejtë Spaletit të pretendonte se kriza mund të quhej e kaluar. Në ndeshjen e fundit kryeqytetasit shkatërruan Leçen në transfertë 3-0.

Në takimin e radhës në Serinë A, Roma do të presë Fiorentinën e Prandelit në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›