E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollet kualifikohen të gjitha në Ligën e Kampioneve

Start - Skuadrat spanjolle të cilat marrin pjesë në Ligën e Kampioneve kanë arritur të kualifikohen të gjitha për në turin tjetër. Pas pesë vitesh, të katërta ekipet e Temporadës arrijnë të kalojnë për në 16 më të mirat e Ligës së Kampioneve.

Një gjë e tillë nuk ndodhte që në sezonin 2003-2004, kur në kompeticionin më të madh të klubeve merrnin pjesë e kipet e Realit, Deportivos, Selta Vigos dhe Real Societadit. Këtë vit spanjollët përfaqësohen me Realin, Barcelonën, Vilarealin dhe Atletikon e Madridit.

Nga kampionatet e tjera që përfaqësohen me nga katër skuadra, Italia mund të mbesë e shumta me tre, pasi eleminimi i Fiorentinës është fakt i kryer që para ndeshjes së fundit. Nga anglezët vetëm Çelsi nuk e ka arritur kualifikimin automatikisht për në turin tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›