Roma suspendon Osvaldon

Sulmuesi i Romës, Pablo Osvaldo do të suspendohet për 10 ditë pas kacafytjes me bashkëlojtarin e tij Erik Lamela.
Sipas të përditshmes italiane Il Messagero, incidenti ndodhi pas humbjes së Romës 2-0 nga Udinese të premten ku Osvaldo u vërsul në drejtim të argjentinasit dhe e goditi në fytyrë.
Dy futbollistët thuhet se kanë sqaruar mosmarrëveshjet e tyre të dielën por Osvaldo nuk do të shpëtojë pa gjobë dhe dënimin 10 ditor nga klubi i kryeqytetit. Roma ka vetëm 17 pikë në pozitën e gjashtë, pas 12 ndeshjeve në Serie A këtë sezon.