E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trapattoni do të vazhdojë me Irlandën

Selektori i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni do të nënshkruan kontratë të re gjatë kësaj jave, kanë bërë të ditur mediet britanike.

Strategu italian ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në pankinën e Republikës së Irlandës, ekip të cilin e kualifikoi për në Euro 2012 duke mposhtur në barazh Estoninë.

“Kemi arritur marrëveshje në parim dhe do të shkojmë përpara. Por, ende nuk kam nënshkruar” tha Trapattoni për Independent. Paga e tij thuhet se do të zvogëlohet nga 1.7 milionë euro në vit në 1.5.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›