E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma vazhdon me fitore, mposhtë edhe Parmën

Roma ka shënuar fitoren e tretë rresht në kampionatin e ri të Serie A. Romakët këtë radhë arritën të kthehen me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë tek Parma, pasi që triumfuan me rezultat 3:1. Në fakt, pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi për ekipin vendas, Parmës, në saje të golit të Biabianit në minutën e 39-të.

Por, pjesa e dytë gjithçka foli për romakët, pasi që ekipi nga kryeqyteti shënoi tre gola. Fillimisht ‘verdhekuqtë’ barazuan me anë të golit të Florenzit, dy minuta me te filluar pjesa e parë ndërsa golin e epërsisë, ekipit të drejtuar nga trajneri francez, Rudi Garcia e shënoi kapiteni Totti në minutën e 70-të. Golin e tretë dhe të fitores prej 3:1 për romakët e shënoi nga pika e bardhë, Kevin Strootman në minutën e 85-të.

Pas këtij triumfi, Roma ka nëntë pikë dhe kryeson së bashku me Napolin renditjen tabelore të ligës elitare italiane ndërsa Parma mbetet në pozitën e 16-të me një pikë të fituar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›