Liverpool barazon por mban kreun

Swansea City i ka dhënë fund dominimit prej tri xhirosh të Liverpoolit në kampionatin anglez – Premierligë. Skuadrat barazuan 2-2 në ndeshjen e fundit të xhiros së katërt të Premierligës, e cila u zhvilluar sonte.
Liverpooli e ka gjetur veten në disavantazh qysh në minutën e dytë, kur vendësit shënuan me anë të Jonjo Shelveyt. Mirëpo, Daniel Sturridge i barazoi shifrat pas vetëm dy minutash. Ndërkaq, Victor Moses i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 37-të. Kur Steven Gerrard me shokë llogarisnin në fitoren e katërt radhazi, spanjolli Michu në minutën e 63-të i nivelizoi forcat në fushë dhe me këtë razultat edhe përfundoi ndeshja.
Përkundër barazimit, Liverpooli vazhdon të prijë në Premierligë me 10 pikë të grumbulluara, prej tyre 3 fitore e 1 barazim.