E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuante nga depresioni, vetevaret 36-vjecari

TIRANE - Nje tjeter viktime e veteflijimit eshte shunuar ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, ne lagjen periferike prane “Doganes”, kur nje 36-vjecar eshte gjetur i vetevarur ne banesen e tij. Rame Mata, i ka dhene fund jetes rreth ores 04:00 te mengjesit dhe eshte gjetur nje ore me vone nga vellai i tij. Dhe pse jane munduar ta cojne ne spital, Mata, qe jetonte prej disa vitesh ne kryeqytet, kishte nderruar jete. Burime policore kane bere te ditur se 36-vjecari Rame Mata, me origjine nga fshati Kalis, i Kukesit, eshte vetevarur ne kushtet e nje depresioni nervor nga i cili vuante prej kohesh. Sipas eksperteve te mjekesise ligjore, qe kane bere dhe ekspertizen, Mata nuk ka qene i vetedijshem per ate qe po kryente, per shkak te problemeve mendore qe ai kishte. Nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, pasi eshte njoftuar nga familjaret e viktimes. Sipas hetuesve, Mata duke perfituar nga fakti qe te gjithe familjaret ishin ne gjume, ka vendosur t’i jape fund jetes, duke u vetevarur me litar, ne nje nga traret e shtepise, ne katin e dyte te saj.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›