Rikthehet sifilizi, infektohen 200 te rinj
Luljeta Ndoka
Semundja e sifilizit eshte rikthyer vrullshem. Zhdukja e saj ne vitin 1974, nuk pengoi rikthimin e saj, me liberalizimin e jetes sociale. Rreth 200 persona jane aktualisht ne Shqiperi bartes te kesaj semundjeje, e cila 4 dekada me pare perpiu mjaft jete njerezish. Mjeket infeksioniste thone se nje semundje e tille, por edhe gonorreja vijne nga marredheniet seksuale te devijuara, me shume partnere, si dhe te pambrojtura.
Mjeku infeksionit, Arjan Harxhi, deklaroi dje se “krahas rritjes se infeksioneve me HIV/AIDS, per fat te keq po shohim nje rritje te numrit paralel te infeksioneve te tjera seksualisht te transmetueshme (SST), si ato me sifiliz, me koloren dhe klamidia ne moshat e reja”. Mendohet se shifrat ne te vertete jane shume me te larta, por ato nuk dihen me saktesi, per shkak te mungeses se raportimit, sidomos nga rrethet. Sipas infeksionistit Harxhi, rastet e evidentuara dhe te raportuara kryesisht nga Tirana i perkasin moshave te reja seksualisht aktive. Me se shumti, ata qe jane bartes te SST-ve jane individe te identifikuar si me sjellje te rrezikshme, homoseksuale dhe te rinj qe kryejne marredhenie seksuale te pasigurta me shume partnere. “Rritja e rasteve te Infeksioneve Seksualisht te Transmetueshme vjen si pasoje e mungeses se edukates se per t’u mbrojtur nga keto semundje dhe per t’u konsultuar me mjekun”, shtroi shqetesimin Harxhi.
Studimet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se me klamidia jane raportuar 20 per qind e grave ne moshe riprodhuese dhe pothuajse 1 per qind e tyre jane raportuar me sifiliz, gonorre, herpes gjenitalis etj. Sipas specialisteve, vihet re gjithashtu edhe nje rritje e numrit te rasteve me gonorre te zbuluar nepermjet survejances rutine spitalore. Sipas mjekeve, per parandalimin e ketyre semundjeve nevojitet edukimi i opinionit publik ne drejtim te njohjes se rruget e transmetimit te viruseve dhe shenjat, ne menyre qe te kerkojne ndihme mjekesore. “Ky eshte mesazhi qe percjell edhe Dita e Sensibilizimit per IST dhe Perdorimin e Kontraceptiveve”, u shpreh Harxhi, sipas te cilit, paralelisht me ndergjegjesimin e qytetareve nevojitet aksesi ne sherbimet shendetesore, pasi kapacitetet diagnostikuese jane te uleta. Aktualisht mesohet se Instituti i Shendetit Publik po harton nje strategji per mbikeqyrjen e infeksioneve seksualisht te transmetueshme, gje qe do te mundesonte ekzistencen e statistikave te sakta te ketyre semundjeve.
C’eshte sifilizi, gonorrea, klamidia
Sirusi i sifilizit, i quajtur treponema palidium, mund te perhapet ne te gjithe organet e brendshme, duke shkaktuar nje hepatit sifilitik. Ne piken kur Treponema penetron ne trup pas 20 deri ne 40 ditesh formohet nje plage me forme te rrumbullaket: Sifiloma primare. Bakteri mund te mos jape me gjurme. Por, nuk ndodh gjithmone keshtu. Ne te tjera raste, perhapet ne te gjithe organizmin. Nuk mund te jesh i "prekur", nese nuk ke plage te lekures apo te mukozave. Kur zhduken simptomat e sifilizit primar, atehere eshte radha e tij sekondar me simptoma te ndryshme. Kjo faze zgjat 60 dite qe nga prekja deri ne dy vjet dhe shkakton deme paralelisht me plaget e lekures: njolla ne pellembet e duarve, ne kembe dhe te pjese te tjera te trupit. Pastaj mund te jete edhe nje faze e trete, qe ndodh ne 40 per qind te rasteve, ne te cilen demet e organeve te brendshme te trupit perhapen drejt trurit, zemres, kockave, kyceve, syve, melcise. Sifilizi (i njohur ne gjuhen popullore edhe me emrin frengjyze) apo nje tjeter semundje, gonorreja behen edhe me te rrezikshem per aq kohe sa nuk kurohen ne menyren e duhur.