Romë, Ambasada e Meksikës festime për 203-vjetorin e Ditës Kombëtare
Shtetet e Bashkuara të Meksikës kremtojnë 203-vjetorin e Ditës Kombëtare.
Me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara Meksikës në Romë po zhvillon ceremonin festive ku janë ftuar personalitete të larta italiane dhe të trupit diplomatik.
Në ceremonitë festive të organizuara nga Ambasadori meksikan në Romë, Miguel Ruiz Kabanas Izquerdo është i ftuar edhe Ambasadori shqiptar në Romë, Neritan Ceka.
Ndërkohë, i ftuari special i ambasadorit meksikan është edhe Konsulli i nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, zoti Ylli Ndroqi.
Gjatë vizitës së tij në Romë, konsulli Ndroqi do të zhvillojë takime me zyrtarë meksikanë dhe italianë.