E Enjte, 5 Nëntor 2026

Romë, Vengu pritet nga homologu Crosetto: Vigjilencë e përbashkët për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu u takua në Romë, me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto. Gjatë bashkëbisedimit me homologun italian ministri Vengu i shprehu mirënjohjen për angazhimin e tij dhe ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ministri Vengu theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Italinë, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në vigjilencën e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, dy ministrat shprehën vendosmërinë që partneriteti i natyrshëm strategjik, nën impulsin edhe të dy kryeministrave, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, të prodhojë efekte edhe në fushën e industrisë ushtarake.

Ministri Vengu dhe homologu Crosetto disktuan ndër të tjera edhe për situatën e sigurisë dhe zhvillimet zhvillimet dinamike në rajonin e Ballkanit Perendimor. Angazhimet e përbashkëta operacionale në kuadër të NATO-s dhe BE-së me vëmendje në misionin e KFOR në Kosovë, ishin një tjetër temë e diskutimeve, ashtu si edhe zhvillimi i kapaciteteve të forcave shqiptare apo modernizimi dhe mundësitë e zhvillimit të industrisë ushtarake detare.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu pritet nga homologu i tij Guido Crosetto në Romë 1 nga 20

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›